Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Gazeta10
19 October 2026 - 7:58

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, për të diskutuar tri pika që lidhen me organizimin e seancës së ardhshme plenare.

Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.