Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK i kërkon presidentes Shiroka-Pula rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim

Gazeta10
22 October 2026 - 17:16

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës  i ka kërkuar presidentes , Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas njoftimit,  kërkesa është dorëzuar përmes një letre zyrtare të enjten, më 22 tetor.

“Pas konsultimeve të gjera, PDK-ja vlerëson se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.