Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministri serb i mbrojtjes tregon kushtin e Serbisë, që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Gazeta10
08 November 2022 - 9:56

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët nga veriu i Kosovës do të kthehen në institucione, transmeton Gazeta10.

Vuçeviq theksoi se aq sa Serbia po përpiqet të ruajë paqen në Kosovë, pala tjetër po bën gjithçka për të dëmtuar paqen dhe stabilitetin.

“Ku janë të drejtat e njeriut tani? E vetmja gjë është se nuk ka të drejta të njeriut kur flasim për Serbinë, për serbët në Kosovë. Kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët do të kthehen në institucione. Sa që Serbia përpiqet të ruajë paqen në Kosovë, pala tjetër po bën gjithçka për të minuar paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçeviq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.