
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, britaniku Tim Judah ka shkruar me pak fjalë për zhvillimet e sotme në Serbi, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Judah, duke përshkruar situatën në Beograd dhe pjesëmarrjen rekorde në zgjedhje, shkruan se sonte mund të ketë “stuhi”.
“Automjetet e blinduara janë gati pas bashkisë në Beograd. Deri më tani, pjesëmarrje rekord në zgjedhje. Të krijohet përshtypja se është qetësi para stuhisë”, shkroi ai në X.