Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pas atakut në zemër në Evropian, Eriksen rikthehet në Botëror

Gazeta10
08 November 2022 - 11:39

Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen, i cili pësoi atak kardiak gjatë Euro 2020 në ndeshjen e Danimarkës së tij kundër Finlandës, është një nga 21 lojtarët e thirrur nga trajneri Kasper Hjulmand në skuadrën paraprake për Kupën e Botës në Katar.

Lista e plotë do të duhet të dorëzohet jo më vonë se të hënën e ardhshme, një ditë para nisjes së skuadrës drejt Katarit.

“Janë 10 deri në 12 lojtarë që konkurrojnë për vendet e fundit. Shumë gjëra mund të ndodhin. Është e pasigurt, por është mënyra e duhur.”-tha Hjulmand.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.