
Në ndeshjen mes Trofenses dhe Benfikës B, e përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 1-2 është shënuar një gol i çmendur nga një portier.
Gardiani 20-vjeçar i Benfikës B, Samuel Soares ka marrë topin dhe ka goditur menjëherë nga një distancë 70 metra duke shënuar një eurogol që padiskutim do të jetë një nga kandidaturat për të fituar çmimin “Puskas”.
Një gol që u bë menjëherë viral.