
Një vrasje e rëndë në Vitomiricë të Pejës tronditi mbrëmë Kosovën. Arlinda Zeka u vra në mënyrë makabre nga kunati i saj, i cili dyshohet se e goditi me sëpatë.
Megjithatë, kjo vrasje nuk u përfshi fare në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë publikohen të dhëna për incidentet e raportuara në mbarë vendin.
Në pjesën e raportit që i referohet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në vend të ndonjë njoftimi për vrasjen e rëndë, thuhet: “Asgjë me rëndësi për të raportuar”/ reporteri