Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

Gazeta10
26 October 2026 - 14:31

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dorëzoi në Gjykatën Themeloree në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit S.R., për veprat penale ‘Kryerja e veprës terroriste’ dhe ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 24 shtator të vitit 2023, në fshatin Banjskë i pandehuri S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Raduloviqi u pat arrestuar në prill të këtij viti dhe gjendet në paraburgim.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili gjendet i lirë në Serbi.

Në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviqin dhe Vladimir Toliqin, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim.

 

Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiqin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 e kishin lënë të lirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.