Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“ Asgjë me rëndësi për të raportuar”, policia e Pejës nuk e përfshin vrasjen makabre të gruas në raportin 24 orësh

Gazeta10
26 October 2026 - 14:24

Një vrasje e rëndë në Vitomiricë të Pejës tronditi mbrëmë Kosovën. Arlinda Zeka u vra në mënyrë makabre nga kunati i saj, i cili dyshohet se e goditi me sëpatë.

Megjithatë, kjo vrasje nuk u përfshi fare në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë publikohen të dhëna për incidentet e raportuara në mbarë vendin.

Në pjesën e raportit që i referohet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në vend të ndonjë njoftimi për vrasjen e rëndë, thuhet: “Asgjë me rëndësi për të raportuar”/ reporteri

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.