Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptarët pjesë e Qeverisë së Serbisë, Mustafi: Varet se kush e udhëheq, pastaj programi…

Gazeta10
26 October 2026 - 21:20

Ragmi Mustafi duke folur se a munden shqiptarët me qenë pjesë e Qeverisë në Serbi, ka deklaruar se kjo do të varet shumë se kush do ta udhëheqë, pastaj programin e saj, e të tjera.

Ai komentet i bëri në POLITIKO në Kanal 10.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të futen në një Qeveri e cila vazhdon të pasivizojë adresa të shqiptarëve, si dhe nuk e ka për tendencë të bëjë decentralizimin e rajonizimin e vendit, dhe të kthehet në vitet 90-ta.

“Krahas kësaj ne kërkojmë që gjërat të normalizohen dhe të ndryshohet situata në terren, sikurse raportet Kosovë- Serbi janë të patejkalueshme në Luginë të Preshevës”, tha Mustafi duke shtuar se kjo është një shansë që Serbia me në fund të shohë nga e ardhmja dhe të shkohet kah demokratizimi i vendit.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.