
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj: J.A., dhe B.S., për shkak të dyshimit të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Prokuroria njofton se, J.A., dhe B.S., më 26.10.2026, rreth orës 17:15, nga zyrtarët policorë të DHTN-Ferizaj, janë ndaluar në dalje të autostradës në fshatin “Bibaj” dhe gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Jetta“ është gjetur një (1) qese e zezë najloni, brenda së cilës ndodheshin dhjetë (10) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1,013.7 gramësh.
Komunikata:
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike
Ferizaj, 27 Tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: J.A., dhe B.S., për shkak të dyshimit të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë marrë pjesë në transportimin e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me qëllim shitjen e saj në Ferizaj.
Të pandehurit J.A., dhe B.S., më 26.10.2026, rreth orës 17:15, nga zyrtarët policorë të DHTN-Ferizaj, janë ndaluar në dalje të autostradës në fshatin “Bibaj” dhe gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Jetta“ është gjetur një (1) qese e zezë najloni, brenda së cilës ndodheshin dhjetë (10) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1,013.7 gramësh.
Të pandehurit e lartcekur, që nga data 26 Tetor 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.