
Një person nga fshati Baballoq i Deçanit ka vdekur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40.
Viktima, e cila ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë më 27 tetor, rreth orës 07:43.
E lidhur me rastin, dje ka raportuar Kanal 10, për të cilin dyshohet se 84-vjeçari është gjetur në rrugë i zhveshur e i mavijosur nga dhuna e ushtruar që sipas burimeve thuhet se ka ndodhur nga disa të rinj.