
Një zjarr masiv ka përfshirë Qendrën e Mjekësisë Familjare, në fshatin Llopushnik të Dragashit.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale shihen njësitet e zjarrfikësve duke tentuar të shuajnë zjarrin.
Flakët kanë përfshirë pjesën madhore të objektit, sakaq shkas i tyre dyshohet të jetë një qark i shkurtër në sistemin e ngrohjes.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.