Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shembet një pllakë betoni në një objekt ndërtimi në Prizren, lëndohen 5 punëtorë – pamje

Gazeta10
28 October 2026 - 13:18

Një incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni, duke lënduar pesë punëtorë.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, nga shembja e pllakës kanë mbetur të lënduar pesë punëtorë, njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime më të rënda në këmbë.

“Ka të lënduar, bëhet fjalë për pesë punëtorë. Njëri prej tyre është me lëndime pak më të rënda në këmbë, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Bytyqi.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.