Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ismaili-Ahmeti për rastin e Arlinda Zekajt: Dështim në provim i shtetit dhe i shoqërisë

Gazeta10
28 October 2026 - 20:48

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili Ahmeti, e ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt,gruas që dyshohet se u vra nga kunati i saj, duke e cilësuar atë si një dështim të shtetit dhe të shoqërisë.

“Ti ke të bësh me një grua që i di të drejtat e saj, i kërkon, por shteti ia mbyll derën, sytë dhe veshët”, u shpreh Ismaili Ahmeti.

Ajo tha se rasti përbën një përjetim të rëndë në aspektin politik dhe sociologjik, duke theksuar se e kishte përjetuar rëndë edhe personalisht.

“Mendoj se ka qenë një përplasje e tmerrshme që e kemi përjetuar edhe në aspektin politik e sociologjik. Dështim në provim i shtetit, i shoqërisë dhe i neve si aktiviste. E kam përjetuar rëndë. Kam menduar se nuk do të kishte ditë më të rënda se ajo, por ajo që pamë më pas, sa vinte e rëndonte situatën edhe më shumë”, deklaroi ajo në “Politiko”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.