Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shembja e banesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarët, dalin pamjet e rënda

Gazeta10
29 October 2026 - 22:58

Policia greke ka arrestuar 3 persona,2 grekë dhe 1 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.

Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës.

Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpractik, shtetasja greke Athina Papapresku dhe shtetasi britanik Endmond Hings.

Burime policore i thanë Top Channel se janë ndaluar në total 5 persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë.

Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj 3 prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.

3 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes.

Pamje KËTU

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.