
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se do të punojë ditë e natë që Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë të mos kalojë në asnjë formë në Kuvend.
Ai komentet i bëri në ADRESA në Kanal 10 ku po debatohet për “Familjen”.
Sipas tij, ky Ligj me 15 nëntor pritet të votohet në Qeveri dhe mandej të vije në Kuvend ku në të parashihet që fëmiu nuk e njeh as nënën e as babain dhe si i tillë është shumë i dëmshëm për familjen tonë ngase e dëmtojnë të ardhmen e kësaj shoqërie.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10