
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës.
Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe do të shënonte, sipas tij, fillimin e fundit të shtetit serb.
“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi 56-vjeçari.
Duke folur për rastin e Radoiçiqit, Vuçiq përmendi edhe procedurën gjyqësore ndaj tij për veprën penale të shkaktimit të rrezikut. Ai pretendoi se gjykata kishte kërkuar prova nga EULEX-i, por ky mision kishte vlerësuar se çështja i takon drejtësisë së Kosovës.
Kujtojmë se Radoiçiq kërkohet nga autoritetet kosovare për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.