Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet në SHBA: Mbi 50 milionë qytetarë kanë votuar tashmë, fushata në fazën përfundimtare

Gazeta10
31 October 2026 - 19:19

Ndërsa kandidatët po mbajnë një sërë aktivitetesh përmbyllëse të fushatave në mbarë vendin, më shumë se 50 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në qendrat e votimit ose kanë dërguar votat e tyre me postë, para zgjedhjeve të së martës.

Presidenti Donald Trump ka mbajtur tubime pothuajse çdo ditë gjatë këtij muaji, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e republikanëve, raporton CNN.

Pas një ndalese këtë mëngjes në fushën e tij të golfit në Daytona Beach, Florida, ai do të zhvillojë gjashtë tubime virtuale përmes telefonit gjatë pasdites, përpara se të udhëtojë drejt Iowa-s dhe Kansasit të dielën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.