Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Gazeta10
01 November 2026 - 10:12

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, ka iduar dhe projektuar fushatën parandaluese për sigurinë në trafik gjatë sezonit vjeshtë–dimër, me moton “PAK MË NGADALË, SHUMË MË SIGURT!” që do të realizohet nga muaji nëntor 2026 deri në shkurt 2027.

Fushata synon vetëdijesimin e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik për rreziqet nga reshjet e shiut, mjegulla, ngricat dhe bora, përmes aktiviteteve informuese, këshillimeve, kontrolleve parandaluese dhe ligjëratave në shkolla e institucione arsimore.

“Në bashkëpunim me ekspertin e komunikacionit rrugor Xhemil Halili, do të organizohen aktivitete vetëdijësuese në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani të Elezit”, thuhet në njoftim.

Policia apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.

“Pak kujdes, pak më ngadalë – shumë më sigurt në rrugë!”, përfundon apeli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.