
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm janë gjetur të vdekur një 27-vjeçar dhe foshnja e tij rreth tre muajshe (babai dhe vajza).
Lajmi për rastin e rëndë u raportua u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, informacioni për dy trupa të pajetë në një shtëpi në Demiraj është pranuar rreth orës 08:47.
Viktimat janë një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1999, dhe një foshnjë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku është konstatuar se të dy personat ishin pa shenja jete.
Pas hetimeve fillestare, Policia ka bërë të ditur se dyshohet që ngjarja ka ndodhur brenda familjes.
Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar babai i 27-vjeçarit, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
Ndërkohë, sipas burimeve të mediave lokale, dyshohet se 27-vjeçari fillimisht ka mbytur foshnjën e tij.
Gjithnjë, sipas burimeve, më pas babai i 27-vjeçarit ka ndërhyrë në përpjekje për ta mbrojtur foshnjën, ndërsa gjatë përplasjes dyshohet se e ka mbytur të birin me litar.
Megjithatë, ende nuk ka një version zyrtar nga Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa Policia dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.