Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E marta vjen e ftohtë e me shi, në zonat malore priten reshje të dendura bore

Gazeta10
02 November 2026 - 23:35

Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.

Në mbrëmje vonë, pak para ose rreth mesnatës, pritet gradualisht intensifikim i reshjeve.

Në zonat malore priten reshje të dendura bore, me shtresë me të paktën prej 20–30 cm në majat e larta në perëndimit të vendit.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila lokalisht pritet të jetë e fortë, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 9°C. /MeteoKosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.