
Për të shtatën ditë me radhë po vazhdojnë protestat pas vrasjes se Arlinda Zekajt. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në shesh, prej nga kanë marshuar drejt institucioneve, duke kërkuar drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.
Gazetari i Kana10, Zeqir Hasani, i cili raportoi drejtpërdrejt nga marshi, bëri të ditur se tubimi nisi nga sheshi dhe po vazhdon drejt institucioneve. Sipas tij, numri i protestuesve ishte dukshëm më i vogël krahasuar me netët e kaluara.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, nga ish-kunati i saj. Ajo u vra vetëm pak ditë pasi kishte paralajmëruar me letër institucionet për rrezikun që i kanosej jetës së saj. Ngjarja tragjike ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte raportuar ish-bashkëshortin për kanosje.
Vrasja e saj nxiti reagime të shumta publike, protesta dhe masa brenda institucioneve. Ndër zhvillimet pas rastit ishte edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.