Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Drejtësi për gratë e vrara dhe ato të gjalla” vazhdon protesta në shenjë revolte ndaj dhunës e vrasjes së grave

Gazeta10
03 November 2026 - 18:23

Protesta në vend kundër dhunës dhe vrasjes së grave po vazhdon edhe një javë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, me protestuesit që po kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe shkarkimin e përgjegjësve.

Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën në shesh, kanë vazhduar drejt objektit të Këshillit Prokurorial dhe zonës pranë stacionit policor.

Gjatë protestës, një aktiviste përmendi me radhë emrat e disa prej grave të vrara ndër vite në Kosovë, duke rikujtuar viktimat e dhunës ndaj grave.

Në duar mbante një trëndafil, ndërsa fjalën e saj e përmbylli me mesazhin: “Drejtësi për gratë e vrara dhe të gjalla!”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.