Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Marta Kos: Ngërçi institucional ka penguar reformat evropiane në Kosovë

Gazeta10
04 November 2026 - 14:30

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian, por se ngërçi institucional ka ndikuar në zbatimin e reformave të ndërlidhura me BE-në gjatë periudhës së raportimit.

Kos, gjatë prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Përndimor për vitin 2026, tha se mbështetja publike në Kosovë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë në nivel të lartë.

Ajo theksoi se, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga bllokada institucionale, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e Agjendës së Reformave.

“Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian, me një nivel të lartë të mbështetjes publike për këtë proces. Ngërçi institucional ka ndikuar në zbatimin e reformave të ndërlidhura me BE-në gjatë periudhës së raportimit. Megjithatë, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e Agjendës së Reformave. BE-ja ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes të re dhe shpresojmë që stabiliteti i ripërtërirë institucional do t’i mundësojë Kosovës të shënojë përparim të mëtejshëm”, tha ajo.

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut nuk po shënojnë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi një grup të vendeve që po përparojnë me ritëm të shpejtë drejt anëtarësimit në BE. Më pas vijnë Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë ngecur ose nuk po shënojnë përparim. Ndërsa në grupin e vendeve që po shënojnë regres bëjnë pjesë Gjeorgjia, Turqia dhe, gjatë vitit të fundit, edhe Serbia”, tha ajo.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.