Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeprokurori viziton Prokurorinë në Pejë, kërkon trajtim serioz dhe vigjilencë të rasteve për dhunën në familje

Gazeta10
04 November 2026 - 14:49

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Në komunikatë thuhet se, gjatë takimit me prokurorët e kësaj prokurorie, Gashi, ka theksuar se çdo rast penal duhet të trajtohet me seriozitetin, përgjegjësinë dhe ndjeshmërinë e duhur, duke marrë parasysh natyrën, peshën dhe rrezikshmërinë e veprës penale, si dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale.

“Vëmendje e veçantë i është kushtuar trajtimit të rasteve të dhunës në familje, me ç’rast Kryeprokurori Gashi ka kërkuar vigjilencë, kujdes dhe profesionalizëm institucional në të gjitha këto raste, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të rrezikut, reagimit në kohë dhe mbrojtjes efektive të të drejtave të viktimave në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Pej

Prishtinë, 4 nëntor 2026 – Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, z. Bahri Hyseni, prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Ersan Qavolli, njëherësh Koordinator Nacional për Rastet e Dhunës në Familje, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Gjatë takimit me prokurorët e kësaj prokurorie, Kryeprokurori i Shtetit ka theksuar se çdo rast penal duhet të trajtohet me seriozitetin, përgjegjësinë dhe ndjeshmërinë e duhur, duke marrë parasysh natyrën, peshën dhe rrezikshmërinë e veprës penale, si dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar trajtimit të rasteve të dhunës në familje, me ç’rast Kryeprokurori Gashi ka kërkuar vigjilencë, kujdes dhe profesionalizëm institucional në të gjitha këto raste, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të rrezikut, reagimit në kohë dhe mbrojtjes efektive të të drejtave të viktimave në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Tutje, Kryeprokurori i Shtetit i ka njoftuar prokurorët e Prokurorisë Themelore në Pejë për themelimin e mekanizmave në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së punës brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe mbrojtjen e integritetit dhe dinjitetit të prokurorëve, si dhe për caktimin e prokurorëve mbikëqyrës nëpër prokuroritë e vendit, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore në Pejë.

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit është njoftuar nga ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores, znj. Valbona Haxhosaj, dhe prokurorët e kësaj prokurorie lidhur me gjendjen e përgjithshme, ngarkesën me lëndë, sfidat dhe çështjet e tjera që ndërlidhen me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.