Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Brukseli i kërkon më shumë Kosovës aty ku Kurti krenohet: Të vazhdojë linjëzimi i plotë me politikën e jashtme të BE

Gazeta10
04 November 2026 - 14:57

“Jemi 100% të linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian”.

Këtë deklaratë e përsërit shpesh kryeministri Albin Kurti dhe së fundi e bëri edhe në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë. Këtu ai shton edhe sanksionet e vendosura kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Kurti këtë e përdor edhe sa herë argumenton se pse BE’ja duhet t’ia japë statusin e vendit kandidat Kosovës.

Por, Komisioni Europian i ka kërkuar të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Në Raportin e Progresit, Komisioni Europian thotë se mungesa e institucioneve stabile dhe e procedurave sistematike të harmonizimit ka penguar përafrimin e shpejtë të Kosovës me politikat e BE-së.

Duke konstatuar se në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, gjatë periudhës së raportimit, Kosova ka arritur harmonizim të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së dhe vendimet e Këshillit për masat kufizuese të BE-së, KE i jep disa rekomandime Kosovës, përfshirë edhe vazhdimin e harmonizimit me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Unionit.

Gjatë vitit të ardhshëm, Kosova duhet, në veçanti:

– të vazhdojë harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe të krijojë një proces sistematik të harmonizimit;

– të harmonizojë më tej legjislacionin për armët e vogla dhe të lehta me acquis-në e BE-së, përkatësisht Ligjin për Armët dhe Ligjin për Përdorimin Civil të Eksplozivëve;

– të bëjë përpjekje konkrete dhe të besueshme për të zvogëluar hapësirën për manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.