Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi për rastin e Agim Veliut: Nuk ka logjikë të mos i lejohet rikandidimi, LDK-së duhet t’i hiqet demonizimi

Gazeta10
04 November 2026 - 21:14

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me rastin e Agim Veliut, për të cilin në studio u tha se nuk i ishte lejuar kandidimi për deputet.

I ftuar në emisionin “Politiko”, Gashi ka thënë se nuk sheh logjikë që një deputeti të zgjedhur nga qytetarët t’i mohohet e drejta për të rikandiduar.

“Përderisa është deputet i zgjedhur, nuk ka kurrfarë logjike që të mos i lejohet rikandidimi. Mendoj se është një sistem i hapur, ku qytetari voton. Kush je ti apo unë, kryetari i partisë, që të mos e lejosh dikë të kandidojë, përderisa nuk ka bërë asnjë shkelje, apo ndonjë shkelje që e bën të pakandidueshëm për LDK-në?”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shtuar se ka ardhur koha që edhe në politikë, e veçanërisht në LDK, të tejkalohen qasjet përjashtuese.

“Mendoj se ka ardhur koha edhe në politikë, edhe në LDK, që t’i hiqet demonizimi”, ka thënë Gashi në “Politiko”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.