Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Presidentja Osmani takohet me Ministrin Mehaj, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Gazeta10
08 Nëntor 2022 - 19:22

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Osmani dhe Mehaj kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, si dhe sfidat e sigurisë, transmeton Gazeta10.

“Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.”, thuhet në njoftimin për medie.

Gjatë ditës, e para e shtetit ka pasur takim edhe me kreun e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.