
Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se ka ndaluar punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren.
Në njoftim shtohet se, vendimi është marrë për shkak të parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.