Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Kosovës pa drejtor tash e më shumë se 2 muaj

Gazeta10
08 November 2022 - 20:11

Raporti: Viola Korça / Kanal10

Ka më shumë se 2 muaj që Policia e Kosovës ka mbetur me ushtrues detyre të drejtorit të Përgjithshëm, pasi Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje nga ky post më 30 gusht. Nga opozita thonë se është shqetësuese shtyrja e zgjedhjes së drejtorit të ri, duke pasur parasysh situatën e sigurisë në veri të vendit. Për këtë proces, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, tash e disa ditë nuk kanë kthyer përgjigje, shkruan Kanal10.

Në kohën kur Kosova po përballet me tensionim të situatës në veri të vendit, një prej organeve kyçe të sigurisë ka më shumë se 2 muaj që ka mbetur pa drejtor.

Që nga 30 gushti kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dha dorëheqje, ky institucion ka mbetur me ushtrues detyre të drejtorit, Fehmi Hotin.

Sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së, kjo vonesë është e pakuptimtë, sidomos në periudhë kur po cenohet siguria në vend.

Për deputetin e LDK-së-, Driton Selmanaj ky është tregues tjetër për qasjen joserioze të qeverisë ndaj sektorit të sigurisë.

Nga partia në pushtet Vetëvendosje, thonë se prioritetet e qeverisë janë diku tjetër, por që ka të bëjë me sigurinë, prandaj duhet mirëkuptim dhe durim.

Kurse, për njohësin e sigurisë, Nuredin Ibishi, shqetësuese është numri i vogël i atyre që pretendojnë për të udhëhequr me policinë. 

Se në cilën fazë është ky proces, Kanal 10 ka disa ditë që ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, por që nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.