
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe Zëvendës Drejtorin nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropë, z.Sylvain Guiaugué.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për nënshkrimin e tri marrëveshjeve në Procesin e Berlinit, transmeton Gazeta10.
“Kryeministri Kurti tha se bojkoti është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve. Ai ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta vazhduar dialogun dhe e angazhuar për rend dhe sundim të ligjit, paqe e siguri në Kosovë dhe rajon”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta10