Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila: Nëse konstatojmë devijime në çmimin e naftës, do ta rikthejmë çmimin tavan

Gazeta10
07 November 2026 - 16:05

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se Qeveria mund ta rikthejë vendosjen e çmimit tavan për naftën, në rast se konstaton devijime në çmimet që aplikojnë kompanitë në treg.

Ajo ka thënë se institucionet do të vazhdojnë të monitorojnë çdo ditë çmimet e derivateve dhe t’i krahasojnë ato me të dhënat nga Dogana dhe kalkulimet e Ministrisë.

Kusari-Lila theksoi pse në rast se vërehet tejkalim i marzhës prej 12 centësh, do të rikthehet masa e çmimit tavan.

“Do të vazhdojmë në baza ditore të përcjellim çmimin dhe kalkulimin dhe në një moment nëse shohim se ka devijime nga mundësia e rritjes së marzhës përtej 12 cent-shit atëherë e rikthejmë çmimin tavan”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Ndërkohë, Kusari-Lila deklaroi se rritja aktuale e çmimit të naftës në Kosovë është rezultat i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.