Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

QKUK nis aplikimin e radioterapisë së avancuar SBRT për pacientët me kancer të mushkërive

Gazeta10
07 November 2026 - 20:50

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT për trajtimin e kancerit të mushkërive.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka njoftuar se trajtimi po realizohet përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD.

Sipas Vitisë, kjo teknikë mundëson trajtim më preciz të tumoreve, duke mbrojtur më mirë indet e shëndosha përreth dhe duke reduktuar numrin e seancave të trajtimit në rastet kur pacientët janë të përshtatshëm për këtë metodë.

Ministri ka theksuar se ky zhvillim është rezultat i investimeve në teknologji moderne dhe ngritjes profesionale të stafit shëndetësor, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin publik shëndetësor.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore, Vitia ka falënderuar fizikanët mjekësorë, onkologët radioterapeutë dhe teknikët e radioterapisë për punën dhe përkushtimin e tyre profesional.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.