Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi në Krakov, momenti kur makina ndalon në mes të kryqëzimit dhe 25-vjeçari hap zjarr ndaj kalimtarëve

Gazeta10
08 November 2026 - 11:41

Pamje tronditëse nga një sulm me armë zjarri në Krakov të Polonisë kanë dokumentuar momentin kur një 25-vjeçar hap zjarr ndaj kalimtarëve, duke shkaktuar panik dhe kaos në rrugë.

Regjistrimi nga një kamerë sigurie tregon makinën e autorit teksa ndalon në një kryqëzim. Pak çaste më vonë, 25-vjeçari polak nxjerr armën nga dritarja e automjetit dhe qëllon në drejtim të personave që ndodheshin në zonë.

Të shtënat shkaktojnë panik të menjëhershëm. Njerëzit largohen me vrap për të shpëtuar, duke kërkuar vende ku mund të strehohen, ndërsa disa prej tyre rrëzohen përtokë.

Kliku KETU për video.

Pamjet janë dramatike dhe tregojnë sekondat kur një rrugë e zakonshme shndërrohet në skenë dhune, me kalimtarët që përpiqen të largohen nga zona e rrezikut.

Videoja e kamerave të sigurisë po qarkullon si dëshmi e momentit të sulmit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.