
Në ceremoninë e përkujtimit të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë në nderim të atyre që shërbyen dhe humbën jetën në konflikte të armatosura u përkujtuan ushtarët britanikë që kanë vdekur në Kosovë.
Në fillim të ceremonisë, përmes një lutje u kujtuan 10 ushtarë britanikë, përmes së cilës thuhej “Unë i ngre sytë drejt maleve – prej nga do të më vijë ndihma? Ndihma ime vjen nga Zoti, i cili krijoi qiellin dhe tokën”.
Pas kësaj, u lexua poezia “Në tokat e Flandrës”, ku thuhej Ne jemi të Vdekurit. Vetëm pak ditë më parë, Jetonim, ndienim agimin, shihnim shkëlqimin e perëndimit, Dashuronim dhe ishim të dashur, e tani prehemi në fushat e Flandrës”.
Pastaj u kujtuan këta ushtarë, e më pas disa lutjeve tjera, u vendosën lule tek lapidari i ushtarëve britanikë të rënë në Kosovë, ku filloi me ambasadorin e Britanisë në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.
Më pas presidentja, Justina Shiroka Pula, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e Bashkim Jashari nga FSK.
Ndërkohë, Mary Ann Hennessey, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë përmes një lutjes tha “Mençuria që vjen nga lart është para së gjithash e pastër, pastaj paqedashëse, e butë, e gatshme të lëshojë pe, plot mëshirë dhe fryte të mira, pa asnjë gjurmë anshmërie apo hipokrizie”.
Në fund, ngjarja u përmbyll me këtë lutje “O Zot, na dhuro paqen. O Zot i së vërtetës dhe i drejtësisë, para Teje i kujtojmë me dashuri ata që i ruajmë në kujtesën tonë, si dhe ata emrat e të cilëve nuk do t’i njohim kurrë. Na ndihmo të shohim përtej vuajtjeve të kësaj botes të plagosur dhe na dhuro hirin që të lutemi edhe për ata që dëshirojnë të na bëjnë keq.
Ashtu siç nderojmë të kaluarën, na ndihmo të kemi besim në të ardhmen që Ti na premton, sepse Ti je burimi i jetës dhe i shpresës, tani dhe përgjithmonë”./Kp
