
Sistemi Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit kualifikues për Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.
Në faqen zyrtare, Sistemi Prokurorial ka publikuar listën e kandidatëve që e kanë kaluar testin kualifikues, si dhe emrat e atyre që nuk kanë arritur ta kalojnë atë.
Procesi i rekrutimit do të vazhdojë me fazat e tjera të parapara, përkatësisht testin me shkrim dhe intervistimin e kandidatëve.
Sipas konkursit të shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, nga 34 pozitat e reja, 10 janë të rezervuara për pjesëtarët e komunitetit serb. Prokurorët e rinj pritet të emërohen në prokuroritë themelore të Kosovës.