Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Luma: RTK-ja është në të njëjtin nivel me mediat publike në rajon

Gazeta10
10 November 2026 - 23:34

Gazetari dhe ish-drejtori i Radio Kosovës, Ernest Luma, ka folur për gjendjen e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke e krahasuar atë me mediat e tjera publike në rajon.

Në emisionin “Adresa” në Kanal10, Luma ka vlerësuar se RTK-ja, sa i përket nivelit dhe zhvillimit, qëndron përafërsisht në të njëjtin nivel me transmetuesit e tjerë publikë në rajon, përfshirë ata në Shqipëri.

Megjithatë, ai ka shprehur shqetësimin për atë që e cilësoi si tendenca dhe përpjekje gjithnjë e më të mëdha për ta kapur RTK-në, duke theksuar se kjo periudhë është ndër më të ndjeshmet në 27 vjet të ekzistencës së këtij institucioni.

“Brenda këtyre 27 viteve të ekzistencës, që nga themelimi i Televizionit të Kosovës, e konsideroj se kjo periudhë është ndoshta koha kur po bëhen tendencat apo përpjekjet më të mëdha për ta kapur RTK-në”, ka deklaruar Luma.

Ai ka rikujtuar se për rreth 20 vjet, sipas tij, janë bërë vazhdimisht pretendime se Radio Televizioni i Kosovës ishte medium i kapur nga të tjerët, ndërsa tani vëren përpjekje edhe më të mëdha për ndikim mbi këtë institucion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.