Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Teatri dhe Muzeu Kombëtar 5 vjet të mbyllur, tash propozojnë Operën pa koordinim me Kryeqytetin

Gazeta10
11 November 2026 - 10:03

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar institucionet qendrore lidhur me propozimin për ndërtimin e Operës, duke thënë se projekti është propozuar pa bashkëpunim, koordinim dhe planifikim të përbashkët me Kryeqytetin.

Rama ka vënë në pikëpyetje argumentin e trashëgimisë kulturore që, sipas tij, po përdoret për ta bllokuar projektin e “Ishullit Urban”, i cili synon të lidhë 30 mijë banorë me qendrën e Prishtinës.

“Tash nuk paska trashëgimi kulturore! Propozimi për Operën aty ku po e bllokojnë Kryeqytetin në emër të trashëgimisë!”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Ai ka pyetur nëse nuk ka trashëgimi kulturore në hapësirën ku po bllokohet projekti i “Ishullit Urban”.

“A nuk ka trashëgimi kulturore tash aty ku po e bllokoni ‘Ishullin Urban’, projekt që lidh 30.000 banorë me qendrën?”, shkroi ai.

Rama ka kritikuar gjithashtu gjendjen e institucioneve kulturore, duke pretenduar se Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës janë të mbyllur tash e pesë vjet.

“Apo nuk përbën problem, kur ju duhet me paraqit një projekt kuturu, veç sa me thënë se po bëni diçka, pas vdekjes klinike të institucioneve kulturore prej se keni ardhë në pushtet?”, shkroi Rama.

Ai ka përmendur veçmas Teatrin Kombëtar dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Teatri Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur. Muzeu Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur. E tash, propozim për Operën!”, shkroi kryetari i Prishtinës.

Rama ka thënë se propozimi për Operën është bërë pa bashkëpunim me Kryeqytetin dhe pa koordinim e planifikim të përbashkët.

“Pa bashkëpunim me Kryeqytetin, pa koordinim e pa planifikim të përbashkët. Nuk e kam hallin që na ndeshen projektet. Sepse ju as nuk e filloni, si çdo projekt tjetër që e keni fol e nuk e keni realizu asnjëherë. Hallin e kam që qytetarët do të mbesin pa Operën”, deklaroi ai.

Në fund, Rama ka ftuar institucionet të bashkëpunojnë për realizimin e projektit të Operës, duke shprehur gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për të kontribuar.

“Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet. Ne jemi të gatshëm ta ndajmë hapësirën, t’i angazhojmë ekspertët më të mirë që kemi dhe t’ju ndihmojmë të koordinohemi në çdo hap”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.