Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rid Berisha: Kosova ka vite që është e demarkuar politikisht në një enklavë

Gazeta10
11 November 2026 - 19:00

Analisti Rid Berisha, në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka kritikuar gjendjen politike në Kosovë, duke thënë se vendi prej vitesh është i kufizuar në një enklavë politike, nga e cila nuk po arrin të dalë për të menduar për interesat më të gjera të shtetit.

Ai ka theksuar se Kosovës i nevojitet një qasje më e orientuar drejt konsolidimit ndërkombëtar, menaxhimit më të mirë të parasë publike dhe forcimit të institucioneve.

Berisha ka thënë se vendi ka nevojë për një sistem gjyqësor më funksional dhe për një ambient ekonomik të qëndrueshëm, i cili krijon kushte më të favorshme për bizneset.

Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në ndërtimin e një shteti më të konsoliduar, me institucione funksionale dhe me perspektivë më të qartë ekonomike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.