Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjakovë: Djali rrahi nënën e u arratis, dy burra u arrestuan për sulm ndaj bashkëshorteve të tyre

Gazeta10
12 November 2026 - 10:31

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Gjakovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.