Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite

Gazeta10
12 November 2026 - 11:39

Mocioni i PDK-së për të përfshirë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në rendin e ditës për seancën e sotme, është votuar.

Me 79 vota për, ka kaluar mocioni dhe si rrjedhojë, kjo pikë renditet e 11-ta në rendin e ditës.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, gjatë paraqitjes së mocionit procedural, ka falënderuar 90 deputetët që më herët e votuan këtë ligj, duke e cilësuar atë votim si dëshmi të unitetit dhe pjekurisë politike e kombëtare.

Ajo ka rikujtuar se pas miratimit të ligjit në dy lexime, kjo parti kishte propozuar që ai të kthehej sërish në Kuvendin e Kosovës, pasi, sipas saj, ishin marrë disa këshilla dhe rekomandime që do ta bënin ligjin më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm juridikisht.

Çitaku ka bërë të ditur se pas diskutimeve me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupe të tjera parlamentare, është arritur pajtim për përmbajtjen e ndryshimeve, ndonëse kanë ekzistuar mospajtime rreth procedurës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.