
Në rrugën Stambolli në lagjen Arbëria të Prishtinës, mbi 70 shtëpi nuk kanë rrjet të kanalizimit.
Në një lidhje direkte në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmeti, Ilaz Krasniqi – banor i kësaj lagjeje ka treguar se rruga që nga viti 2019 nuk ka kanalizim, transmeton Gazeta10.
Krasniqi ka treguar se kanë bërë ankesa edhe më herët, dhe kanë pasë premtime edhe nga Komuna e Prishtinës se ky problem do të rregullohet, por që ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim.
“Personalisht, këtu problemi më i rëndë është gjatë verës, pasi nuk guxojmë t’i hapim dritaret, pasi vie erë shumë e rëndë”, ka thënë ai./Gazeta10