Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik

Gazeta10
12 November 2026 - 17:31

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte, të cilin e ka zhvilluar në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian.

Kurti ka shkruar se me Rutten, kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR’it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.

‘‘Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin’’, ka shkruar Kurti.

Postimi:

Në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.

Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.