Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Banorët e Drenovcit ankohen për deponinë e mbeturinave

Gazeta10
09 November 2022 - 8:23

Banorët e fshatit Drenovc të Komunës së Malishevës, janë ankuar për pamundësimin e punimit të tokave, pasi fshatarët dhe prej rajoneve të tjera hudhin mbeturina aty.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, banori i këtij fshati Demush Laci, ka thënë se

“Kjo deponi është tash e tri-katër vjet, kemi pengesa. Kur cohet uji i lumit na i merr këto ara të gjitha, janë disa fshatarë që nuk mund ta punojnë arën. Janë fshatarët tanë, janë edhe prej rretheve të tjera, jemi në hall me këtë gjendje”, ka thënë fillimishti ai.

Laci më tej ka thënë se janë ankuar në Komunën e Malishevës, dhe se që kanë marrë premtim se do ta rregullojnë këtë problem, por që ende nuk kanë marrë ndonjë veprim./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=p8M1440eOzo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.