Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Gazeta10
12 November 2026 - 23:15

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar koalicion në Komunën e Shtimes.

Kastriot Shabani nga LDK-ja, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do të udhëheqë katër drejtori.

Komuna e Shtimes drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje me kryetar Qemajl Aliun

“Sot zyrtarizuam edhe përmes aktit formal marrëveshjen e koaliconit me Lëvizjen Vetvendosje – Qendra në Shtime për mandatin qeverisës.  Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta kemi arritur këtë marrëveshje për të qeverisur në Shtime gjatë mandatit aktual. Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë.  Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Shtime do të marr udhëheqjen e katër drejtorive komunale dhe pozitën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.