Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Alarmi i reagimit të ambasadave për Ligjin për Specialen është i rrejshëm, kanë dëshmuar hipokrizi në kontinuitet

Gazeta10
12 November 2026 - 21:03

Analisti politik Halil Matoshi, në emisionin “Politiko”, ka komentuar reagimet e ambasadave të Britanisë së Madhe, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, lidhur me kërkesën e PDK-së për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend.

Matoshi ka kritikuar qasjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke thënë se ambasadat nuk janë përfshirë sa duhet në zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë, ndërsa reagimet e tyre të tanishme i ka cilësuar si hipokrizi.

“Ambasadat s’janë në lojë moti dhe kanë dëshmu hipokrizi në kontinuitet. Pse? Sepse kur në shumë aspekte s’janë përzi, e kanë lanë qeverinë në veprimet e veta, e kanë lanë naj fjalë që thonë: ‘Më ka çu nana me la gojën’. Prandaj, edhe alarmi i tashëm është i rrejshëm. Hiç mos u merrni me çka thonë ambasadat ma”, ka deklaruar Matoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.