
Analisti Burim Korqa, në emisionin “Politiko”, ka kritikuar PDK-në për mënyrën se si po i trajton zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai ka thënë se i vjen çudi që PDK-ja po vazhdon të tregojë, sipas tij, joseriozitet të madh, sidomos duke pasur parasysh se kjo parti dikur kishte në radhët e saj juristë të njohur dhe me përvojë.
“Po më vjen interesant që PDK-ja po vazhdon me tregu joseriozitet shumë të madh. Po habitem, sepse PDK-ja është njohur që i ka pasur juristët më të mirë të mundshëm në Kosovë. Tash nuk e di ku janë ata juristë”, ka deklaruar Korqa.
Ai ka përmendur edhe një shprehje të Fatmir Limajt që, sipas tij, i është kujtuar gjatë seancës së Kuvendit, duke e lidhur atë me veprimet e deputetëve të PDK-së.
“Sot gjatë seancës më ka rënë në mend fjala e z. Limaj, fjala e famshme: ‘S’provohet shteti, o djem’. E si duket, deputetët e PDK-së janë duke dashur të provojnë gjëra të reja”, është shprehur Korqa në “Politiko”.