
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në rastin ndaj ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili po përballet me akuza për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë.
Seanca nuk është mbajtur për shkak të mungesës së prokurorit të shtetit dhe të dëmtuarës Donika Veseli.
Gjykatësi Bujar Ahmeti ka bërë të ditur se prokurori nuk kishte paraqitur ndonjë arsyetim për mungesën e tij. Për këtë arsye, gjykata ka vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet për zhvillimin e seancës. Në përfundim, është vendosur që shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë më 24 dhjetor, në orën 09:30.