Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrahja mes katër personave dje në Vushtrri, Policia: Dy të arrestuar, dy janë larguar në drejtim të panjohur

Gazeta10
13 November 2026 - 10:22

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për rrahjen e djeshme që ka ndodhur në Vushtrri mes katër personave.

Policia njofton se lidhur me rastin, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘sulm’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’.

Policia shton se, dy të dyshuar të tjerë që janë të përfshirë në rast, sipas dëshmitarëve janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat penale ‘sulm’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’

Vushtrri, 12 nëntor 2026

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Vushtrri, ka pranuar informatën për një rrahje në mes të katër personave në rrugën “Ismajl Qemali” në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, kurse dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në rast, sipas dëshmitarëve, janë larguar në drejtim të panjohur.

Dy personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri, ku pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndërsa dy të dyshuarit të cilët janë arratisur, Policia ka arritur që t’i identifikojë dhe të njëjtit janë në kërkim policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.